Gjendje e rëndë në Istog, flet zëvendëskryeministri i Kosovës
Ditëve të fundit në vendin tonë u karakterizua mot i vranët, me stuhi, reshje të shiut e më pas edhe reshje bore e si pasojë e janë shkaktuar dëme të mëdha në tërë Kosovën.
E si pasojë e këtyre dëmeve disa Komuna të Kosovës kanë ndërprerë edhe proceset mësimore, por më së rëndi ka pësuar komuna e Istogut e cila ka qenë më e prekura nga këto stuhi.
Ndërsa për këto dëme përmes një postimi në Facebook ka reaguar edhe zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Abdullah Hoti i cili tha se dëmet e shkaktuara në komunën e Istogut do të sajohen në mënyrë urgjente, transmeton FaktePlus.
Hoti tha se ekipe të shumta të policisë, FSK-së, dhe institucioneve të tjera po punojnë intensivisht për përmisimin e kushteve për qytetarët e Istogut.
Postimi i plotë i Abdullah Hotit: