Gjendja në Kabul: Familjeve po u harxhohet ushqimi, nuk dinë si do të mbijetojnë
Talebanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, pasi në duart e qeverisë ka mbetur tanimë vetëm kryeqyteti Kabul.
Të dielën militantët morën pa luftë kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç në Lindje të vendit.
Ndërsa, nga gjendja e krijuar në Afganistan, disa familjeve ka filluar tu harxhohet ushqimi, andaj edhe janë shprehur të shqetësuar se si do të mbijetojnë në këtë situatë.
Fatima Ayub përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se ushqimi dhe nevojat themelore në familjen e saj po shpenzohen.
Ajo ka ngritur shqetësimin se si do të mbijetojnë njerëzit nga situata e krijuar.
“Këtu keni një përditësim nga familja ime në Kabul: ushqimi dhe nevojat themelore po zhduken. Ne u përpoqëm të organizonim një përpjekje për të ushqyer familjet e zhvendosura që tani strehohen në xhami. Produktet kryesore si orizi dhe fasulet janë zhdukur. Si do të mbijetojnë njerëzit?”, ka shkruar ajo.