Gjendet pa jetë një person në kanal me ujë në fshatin Mujalli të Fierit
Një person është mbytur në një kanal me ujë në fshatin Mujalli të Fierit. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur para disa ditësh pasi trupi i tij është gjetur i dekompozuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj si dhe identifikimin e viktimës.
“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia