Gjendet një person pa shenja jete në Prizren (VIDEO)
Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Trupi i pa jetë është gjetur afër stacionit të autobusëve në këtë qytet.
Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Prizren e cila thotë se viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor.
Në konfirmin e PK-së theksohet se personi në fjalë ishte i lajmëruar si i humbur.
“Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autbosuëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para dyshohet se i njëjti pra viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor. Gjithashtu sipas tij, i njëjti nuk ka qenë i raportuar si i humbur. “Informatat e para që kemi tani janë se i njëjti ka dalë që tri ditë nga shtëpia por që nuk është raportuar si person i humbur dhe se vendin ku është gjetur i vdekur e ka shfrytëzuar për vend strehim”, thuhet në konfirmimin e policisë./FaktePlus