Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj
Njësitet e KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë një mjet të dyshuar shpërthyes, në Ferizaj.
Mjeti ishte parë nga një qytetar ndërsa edhe pas tërheqjes, nuk është raportuar për të lënduar, transmeton FaktePlus.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitet policore kanë siguruar mjetin e dyshuar, ndërsa njësitë OED të KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt e kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes”, njofton Policia e Kosovës.