Gjendet i vdekur një person në Vushtrri
Në rrethana të panjohura një person nga Vushtrria ka ndërruar jetë, njofton policia.
Policia ka bërë të ditur se gjatë të dielës një person është raportuar i vdekur nga familjarët e tij. Viktima është dërguar në emergjencë ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Një rast i njëjt në rrethana të dyshimta, një person është gjetur pa shenja jete nga policia e Kosovës në qytetin e Prizrenit.
“Raportohet se nga familjaret ,ne shtëpinë e tij është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në emergjence ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.