Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, jepen detaje nga Policia
Një person, i moshës rreth 60 vjeçare, është gjetur i vdekur në rrugën “Murat Mehmeti”, në Prishtinë.
Këtë rast e ka konfirmuar Polica e Kosovës, e cila edhe e ka kategorizuar rastin si vdekje e dyshimtë.
“Raportohet se dje pas orës 13:00 është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli K/Shqiptar i moshës 60 vjeçare, i njëjti dyshohet që ka jetuar i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet nga policia.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./FaktePlus