Gjendet i vdekur një person në bodrumin e shtëpisë në Ferizaj, policia nis hetimin
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së premtes një person në Ferizaj është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij.
Sipas njoftimit, ka qenë ekipi mjekësor ai i cili e ka konstatuar vdekjen.
Po ashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar mirëpo duke mos dhënë detaje shtesë, vetëm ka bërë të ditur se vdekja është duke u hetuar.