Gjendet i vdekur një 21 vjeçar në Deçan
Mbrëmë, rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fshatin Baballoq të Deçanit, në shtëpinë e ankuesit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ekipet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar dhe me Njësiti Hetimeve Rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes, njofton Policia e Kosovës.
Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth orës 02:20 është tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si Hetim i vdekjes. /FaktePlus