Gjendet e vdekur midis rrugës një grua në Pejë
Një grua e është gjetur e vdekur sot rreth orës 12:50 në Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Sot me datë 24.08.2019 rreth orës 12:50 një qytetar ka informuar Policinë, se në rr.’Remzi Hasani ‘ Pejë një person i gjinisë femërore tani e identifikuar si ( Sh.R.1975)nga Gjakova) gjendej e shtrirë në rrugë. Njësitë policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vend ngjarje, viktima nga vendngjarja është marrë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal Pejë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ka vdekur.”, ka thënë Ibra për rtv 21. Ai po ashtu ka treguar se viktima tani gjendet ne spitalin rajonal në Pejës dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
“Në vend ngjarje kanë dalë patrulla që ka bërë sigurimin e V/Ngjarjes se bashku me hetuesit e SP Peje, por kërkohet që që këtij rasti t’i përgjigjen edhe Njësia e hetimeve rajonale në Pejë, po ashtu është informuar Prokurori shtetit dhe në bashkëpunim të plotë me të njëjtin hetuesit do të shiqojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka treguar ai.