Gjenden 9 granata në Prizren, FSK shkon në vend të ngjarjes
Policia ka gjetur në Prizren nëntë granata dore të pashpërthyera.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminim, kanë shpërthyer një granatë në vendin e ngjarjes, ndërsa tetë të tjera i kanë tërhequr për trajtim të mëtejmë.
“Prizren 30.01.2022 – 08:50.Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, ka bërë të ditur policia.