Përdoruesi i platformës së YouTube, që është pjesë e ekipit të pllakave amë të Asus ROG, ka publikuar videon e prototipit të tij të mbushësit, që mundëson që DDR4 RAM të përdoret në Asus Z690 të pllakës amë të DDR5, transmeton Telegrafi.

Në Bing kanë bërë të ditur që prototipi akoma është në fazën e hershme dhe sigurisht që nuk do të komercializohet në një të ardhme të afërt.

Kur Intel prezantoi procesorët e saj Alder Lake në nëntor të vitit të kaluar, u mundësoi përdoruesve që më në fund të nisin me përdorimin e DDR5 RAM (nëse arrijnë të gjejnë këtë memorie në treg).

Megjithatë integrimi i DDR4 në memorien DDR5, do të thotë se duhet ndërruar plotësisht pllaka amë – pasi pllakat aktualisht përkrahin vetëm njërin ose tipin tjetër të memorieve.