Gjen kuletën me 1570 euro, arrestohet për mos raportim rasti
Një person është arrestuar pasi që i njëjti në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1570 euro, dhe nuk e kishte raportuar askund.
I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Stacioni i autobusëve, Prishtinë 15.08.2019-12:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1570 €, dhe nuk e kishte raportuar askund. I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.