Gjashtë të vdekur e disa të lënduar nga të shtënat me armë
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur e disa të tjerë janë lënduar nga të shtënat në masë që kanë ndodhur në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Rot am See, ka konfirmuar policia, raporoton The Associated Press.
I dyshuari është arrestuar menjëherë pas këtyre të shtënave, transmeton Koha.net.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:45 në afërsi të stacionit të trenit.
Policia thotë se nuk dyshohet për persona të tjerë.
“Sipas informacioneve të mia gjashtë persona janë vrarë e disa janë lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Rudolf Biehlmaier. “Jemi duke punuar për të verifikuar se ky ishte sulmuesi i vetëm”.
Biehlmaier ka shtuar se i dyshuari, me shtetësi gjermane, dhe një apo më shumë nga viktimat e njihnin njëri-tjetrin.
Ai ka shtuar se disa prej viktimave i takojnë të njëjtës familje.
Rot am See është 170 kilometra në veriperëndim të Munichut.