Gjashtë të vdekur dhe 137 raste të reja me koronavirus në Maqedoni
Gjashtë pacientë me Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Instituti i Shëndetit Publik atje ka regjistruar edhe 137 raste të reja të infektimit nga ky virus.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin shifrën prej 10.123, numri i të shëruarve arrin në 5.564, ndërsa i pacientëve që kanë humbur betejën me Covid-19 është 466.
Tani për tani numri i rasteve aktive është 4.183, raporton Alsat-M.