Gjashtë pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
Gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga spitali.
“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa po ashtu në këtë spital ka vazhduar puna për trajtimet e tjera mjekësor. Siç ka njoftuar spitalit thuhet se 8 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 8 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme 266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,761 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione.
122 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 75 Rëntgen, 31 EHO dhe 16 CT-ja.