Gjakovë, plagoset me pushkë ajrore një 17 vjeçar
Sot është plagosur me pushkë ajrore një 17 vjeçar në fshatin Mulliq të Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.
“Rreth orës 16:00, Spitali Rajonal na ka njoftuar se personi 17 vjeçar, i cili me dy shokë ka dalë në mal për shëtitje, ka pësuar lëndime trupore”.
“Aksidentalisht njëri prej shokëve e ka plagosur me një pushkë ajrore. Mjeku ka konstatuar se plagët kanë mundur të shkaktohen nga arma e zjarrit, por, gjatë intervenimit kirurgjik është vërejtur se bëhet fjalë për pushkë ajrore. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar, ndërsa arma është konfisku”.