Gjakovë: Një vajzë përfundon në spital, e detyruan të përdorë drogë
Një vajzë është shtruar në Spitalin e Gjakovës pasi kishte pasur gjakderdhje nga hunda.
Ajo është detyruar që të përdorë substanca narkotike.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjyrkaj.
” Viktima është detyruar që të përdorë substancën e dyshuar narkotike. Ajo ka pasur gjakderdhje nga hunda dhe aktualisht është e hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës”.
Gjyrkaj tha se lidhur me rastin deri më tani janë intervistuar dy persona