“Gjah i madh” i Prokurorisë së Pejës
Prokuroria Themelore e Pejës vetëm gjatë muajit nëntor ka ngritur 174 aktakuza, ndaj gjithsej 228 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga komunikata për media se gjatë muajit paraprak (nëntor), Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 164 aktakuza, kundër 211 të pandehurve.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit nëntor janë ngritur gjithsej 10 aktakuza, kundër 17 personave.
Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit. /FaktePlus