“Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë u mbyll dje, sot 5 edukatorë të çerdhes dalin me COVID-19
Dje në çerdhen publike të komunës së Fushë Kosovës disa punonjës kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Si pasojë e infektimit është mbyllur çerdhja, sepse sipas komunës zëvendësimi i punonjësve është i pamundur momentalisht.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Fushë Kosovës.
“Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në Çerdhen Publike në Fushë-Kosovë se ky Institucion do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune. Sot, pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, disa punëtorë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Zëvendësimi i këtyre punonjësve për momentin është i pamundur për shkak të procedurave. Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj prindër të nderuar”, thuhet në njoftim.
Mbyllet çerdhja publike në Fushë-Kosovë, disa punëtorë rezultuan pozitivë me COVID-19
FaktePlus ka kontaktuar me zëdhënësin për medie të Fushë Kosovës, i cili ka dhënë detaje rreth mbylljes së çerdhes.
“5 edukatorë të çerdhes publike kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID- 19, dhe si pasojë është mbyllur kjo çerdhe”, ka thënë zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli.
Se kur do të hapet kjo çerdhe, Topalli thotë se nuk ka ndonjë datë të caktuar.
“Rezultatet kanë dalë dje, e prej sot çerdhja është mbyllur, mirëpo se kur do të hapet nuk e dimë, për këtë vendos komuna. Kështu që deri në vendimin e radhës çerdhja mbetet e mbyllur”, ka thënë Topalli .
Çerdhet publike në Fushë Kosovë u patën mbyllur pas futjes në karantinë për të mos u hapur deri më 1 shtator, mirëpo nëse punonjësit rezultojnë pozitiv atëherë ose mbyllet institucioni ose bëhet zëvendësimi i tyre./FaktePlus