Getinjo largohet nga muzika
Reperi i njohur Getinjo është mjaft aktiv dhe i ndjekur në Instagram ku numëron 400 mijë ndjekës. Vazhdimisht ai bën postime të ndryshme të cilat marrin mjaft vëmendje.
Këto kohë ai ka qenë shumë aktiv në muzikë dhe kënga e tij e fundit mban titullin “Feuer”, në bashkëpunim me Loredanën.
Mbrëmjen e sotme ai i ka habitur fansat pasi përmes një postimi të bërë në Instagram, ka lajmëruar se po largohet nga muzika, duke mos dhënë asnjë arsye.