Genta Ismajli merr poza joshëse në pishinë
Ditë më parë u raportua se këngëtarja do të vazhdojë trendin e kolegeve, do të thotë bashkëpunimet me këngëtarët ndërkombëtar.
Genta Ismaili duket se do të vjen në bashkëpunim me reperin e njohur turk, Ceza dhe se janë në finalizëm e sipër të këngës së re.
Ajo është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme para fansave dhe publikut të saj.
Së fundi, bukuroshja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet joshëse dhe seksi në bikini të bardhë.
Genta gjithashtu pritet që të këndojë edhe në gjuhën turke në disa pjesë të këngës së re, i cili pritet të publikohet gjatë muajit të ardhshëm.
Ndryshe, zeshkania ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerte gjatë verës si dhe do të punojë në këngë të reja.