Gent Cakaj thotë se Kosova nuk kërkoi ndihmë nga Shqipëria
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj,ka thënë se kishte thirrur në telefon Kosovën për t’i ofruar ndihmë për pandeminë, por ata nuk kanë bërë kërkesë.
Sic thotë ai, ndihmë u ka ofruar të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vendet e rajonit, por asnjë nuk ka kërkuar ndihmë nga shteti shqiptar.
“Me Kosovën kemi qenë në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm, unë personalisht me zotërin Konjufca. Me shfaqjen e pandemisë unë ka thirr jo vetëm zotin Konjufca, por kam thirr të gjithë liderët institucional shqiptarëve në rajon, ata në Luginë të Preshevës, në Mal të Zi, në Maqedoni, kam folur më zëvendësministrin Bujar Osmani, dhe ju kam thënë se shteti shqiptar është këtu për ju për ta kryer detyrën në rast nevoje. Dhe nuk kemi pasur kërkesa të veçanta, por komunikimi ka vazhduar në mënyrë të rregullt”, ka thënë Cakaj për Reporteri.
Ndërkohë, Cakaj është pyetur nëse Kosova ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar Shqipërinë, por ai ka përsëritur se Kosova nuk ka bërë kërkesë për ndihmë.
“Unë kam folur më zotëri Konjufca, por nuk kam pasur kërkesë zyrtare për ta ndihmuar në një fushë të vecantë”, shtoi ai.
Vlen të theksohet se Kosova ka marrë si ndihmë 1 mijë teste për COVID 19 nga shteti serb, të cilat u komentuan mjaft shumë.