Gecaj: Krahasimet me regjimin vrastar të Kasapit të Ballkanit nuk e kanë vendin në skenën tonë politike
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj i ka reaguar kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili i krahasoi pushtetin e Avdullah Hotit me atë të Millosheviqit.
Gecaj ka thënë që krahasimet me regjimin vrastar të Kasapit të Ballkanit nuk e kanë vendin në skenën tonë politike dhe se ato mund t’i bëjnë vetëm të çmendurit dhe imbecilët.
Ai tha se Bashën e kanë future në ujëra të tilla ideologjia e ekstremit të majtë dhe prirjet populiste.
“Besoi fuqishëm se krahasimet me regjimin vrastar të Kasapit të Ballkanit nuk e kanë vendin në skenën tonë politike dhe se ato mund t’i bëjnë vetëm të çmendurit dhe imbecilët. Megjithatë, ideologjia e ekstremit të majtë dhe prirjet puro populiste e paskan futur Dimal Bashen në ujëra të tilla. Vendimi i djeshëm i qeverisë me asnjë të vetmen shkronjë nuk e ka ndryshuar vendimin e dhjetorit të vitit të kaluar në lidhje me kërkesën për testin PCR. Por VV është VV, dhe nga lëkura e tyre nuk mund të dalin, ndërsa … Shteti. është Shtet.”,ka shkruar Gecaj në Facebook.