Gecaj i reagon Faton Pecit: Ti dhe patronja jote mbani pozita të falura nga LDK-ja
Bajram Gecaj, zyrtar i lartë i LDK-së dhe shef i kabinetit të ministrit në largim, Agim Veliu, ka thënë se kësaj qasjeje të Pecit i thuhet bukëpërmbysës.
Ai ka thënë se Peci po harron se ai dhe Vjosa Osmani mbajnë pozita të falura nga LDK dhe Isa Mustafa.
“”Pis milet” i thonë turqit, e unë u them bukëpërmbysës. Peci po harron se ai dhe patronja e tij mbajnë pozita krejtësisht të falura nga Isa Mustafa e LDK!”, ka shkruar Gecaj.