Gecaj: Haki Abazi është poçavër grindavece
Anëtari i LDK-së dhe shefi i stafit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, e ka quajtur “poçavër grindavece” Haki Abazin, pasi ky i fundit ka thënë se Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe për fondin e tre përqindëshit.
“Haki Abazi, kjo poçavër grindavece, është largë zotërimit të mjeshtërisë së “spin doctoring” (doktor dredhishë/tjerrjesh), pasi që kjo “mjeshtëri” kërkon pasjen e trurit, e të cilin Abazi ashiqare e ka me mungesë të konsiderueshme!”, ka thënë Gecaj.
Sipas zyrtarit të LDK-së, Abazi është meritor edhe për situatën politike në të cilën gjendet Albin Kurti.
“Ai është padiskutim ndër më meritorët për tatëpjetën e LIDERIT SUPREM, Albin Kurti!”, ka shkruar Gecaj.