Gazetarja shpërthen në lot gjatë raportimit pas tërmetit në Turqi (VIDEO)
Gazetarja e televizionit CNN Turk, gjatë raportimit nga qyteti i Elazig që u godit mbrëmë nga një tërmet i fuqishëm, nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu duke qarë.
Ajo po raportonte direkt nga terreni punën që po bëhej nga kërkim shpëtimi poshtë nën rrënojat e një ndërtese. “E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, dëgjohet të thotë ajo.
Ndërsa në sfond dëgjohet thirrja e bërë nga ekipi i kërkim shpëtimit, që u kërkon njerëzve që presin me ankth të rrinë në qetësi, pasi duan të dëgjojnë zërat që mund të vijnë nga rrënojat.
SESİMİ DUYAN VAR MI?
Bir nefes duyabilmek için çıt çıkarmadan beklediler… Enkaz arama sırasında CNN TÜRK muhabiri Fulya Öztürk gözyaşlarına boğuldu https://t.co/kvQ8BMtWDz pic.twitter.com/cW6csSE4d5
— CNN TÜRK (@cnnturk) January 25, 2020