Gazetarja austriake: Si jetojnë kosovarët nga ‘schatzit’ e tyre
Kosova, vendi më i ri në Europë ende është i lidhur me shkatërrimin dhe varfërinë, edhe pas 20 vitesh luftë. Kur diaspora vjen nga Zvicra, Gjermania e Austria, shteti i vogël i Ballkanit ringjallet edhe një herë, kështu e fillon artikullin e saj gazetarja austriake Franziska Tschinderle.
Pak persona nga ky vend mendojnë rreth koncerteve madhështore, dasmave luksoze, makinave të shtrenjta e të shpejta. Një gjë e tillë, në këtë vend bëhet e shpeshtë vetëm gjatë muajve korrik e gusht, kur edhe diaspora rikthehet për pushime në vendlindje.
Ajo e vazhdon shkrimin duke treguar se disa kosovarë që kanë mbetur në vendin e tyre, nuk mund të mbijetojnë pa “schatzit” që i kanë në vendet e jashtme.
“Emigrantët nga Kosova kanë kaluar dhjetë, njëzetë apo ndoshta edhe më shumë vite në vende si Gjermania, Austria e Zvicra. Shumica prej tyre, fillimisht punuan në ndërtimtari apo edhe në restaurante të ndryshme”, shkruan ajo tutje.
Ndonëse ndërtojnë shtëpi të reja, mësojnë gjuhën e këtyre vendeve, e marrin edhe pasaportë, asnjëri nga ta asnjëherë nuk e harrojnë shtëpinë e vjetër të tyre, Kosovën.
Se sa e duan “schatzit” Kosovën, tregon edhe shuma e parave që hynë në këtë vend nga diaspora për çdo vit, shumë kjo prej 1.5 miliardë eurosh.
Meqë një në tre persona ka një familjarë jashtë vendit, dhe një në katër merr para çdo muaj prej tyre, Banka Qendrore në Prishtinë vlerëson se Kosova fiton 1.5 miliardë euro nga diaspora e saj çdo vit.
Tschinderle e përfundon artikullin e saj duke thënë se edhe pse në Kosovë të jesh një “schatzi” është gjë e mirë, asnjëri prej këtyre të huajve nuk e gjen lumturin në një vend tjetër, pos në atdheun e tyre.