Gati një milion përdorues të Facebook-ut në Kosovë
Numri i përdoruesve të Facebook-ut në Kosovë është 910 mijë. Sipas një hulumtimi të IT SHQIP 62 përqind prej përdoruesve të Facebook janë meshkuj dhe 38 përqind femra.
Numri më i madhe i tyre janë në Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj. Në Prishtinë, sipas të dhënave, janë 200 mijë përdorues në Prizren 110 mijë, ndërsa në Ferizaj 100 mijë.