Gati 5 orë që Sokol Dobruna po intervistohet nga hetues të Speciales
Ish- kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna prej orës 11.00 po merret në pyetje nga hetues të Prokurorisë së Specializuar.
Intervistimi i Dobrunës është duke u bërë në Prishtinë, në zyrat e misionit të EULEX-it.
Sokol Dobruna është ftuar javë më parë për intervistim nga Specialja rreth aktivitetit të tij që ka zhvilluar në kuadër të UÇK-së.
Para së të hynte për intervistim, Dobruna ka deklaruar se nuk e di se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.
Edhe pse është i bindur se UÇK-ja nuk ka kryer krime, Dobruna tha se do të bashkëpunoj me këtë Gjykatë.
“Jo nuk ka kryer krime. Kuptohet se do të bashkëpunoj, por në çfarë rrafshi në çfarë aspekti nuk e di”, ka thënë ai.