Gashiq: Zoti është në anën time, jam e lumtur për vendimin e gjykatës
E rikthyera serbe, Dragica Gashiq, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë e cila hodhi poshtë padinë ndaj saj për një masë të përkohshme.
Ajo është shprehur e lumtur që ka fituar rastin për të jetuar në shtëpinë e saj, raporton Kosovo-online.
“Jam fort e lumtur, Zoti është në anën time. E di që drejtësia është në anën time. Banesa është pronë e imja dhe me dokumentacion jam në rregull”, është shprehur ajo.
Ajo ka thënë se nuk e ka kuptuar se pse protestohet ndaj saj në Gjakovë.
“U dëshmua e vërteta dhe drejtësia dhe i falënderoj avokatët e angazhuar nga Zyra për Kosovë dhe drejtori Petar Petkoviq. Jam falënderuese ndaj tyre për mbështetjen dhe kujdesin njerëzor, që i nevojitet çdo personi”.
“Tani besoj se komuna do të më lejoj ta rregulloj apartamentin”.