Gashi: Presidenti Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje
Avokati Tomë Gashi, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje.
“Unë besoj që askush nuk do të duhet të ndihet mirë që është ngirut aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, e të cili fati i ka sjellë mundësinë për të shpallur Pavarësinë e Kosovës”.
”Tani për ta ruajtur sa do pak kredibilitetin e Kosovës ai duhet të jep dorëheqje sepse askush nuk do të donte ta kishte një kryetarë të shtetit të vet te akuzuar për krime lufte. Sigurisht që duhet të shpresojmë̈ që Gjykata mos ta konfirmoj këtë aktakuzë, sepse nuk do të dëmtohej vetëm Thaçi, por e gjithë Kosova”.
“Thaqi të jep dorëheqje, të shpërbëhet Kuvendi, të shpallen zgjedhjet e përgjitheshme, e ta kthejmë Kosovën ne normalitet aq te pritur, 21 vite pas çlirimit e 12 vite pas pavarësisë”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.