Gashi premton përkrahje për Bibliotekën Kombëtare
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka premtuar përkrahje për zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Gashi me rastin e 74 vjetorin e themelimit të Bibliotekës, ka thënë se në kontekstin e sotëm, themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në vitin 1944, mund të perceptohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare të Kosovës.
Postimi i plotë i Gashit në Facebook:
Sot shënuam ditëlindjen, përkatësisht 74 vjetorin e themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
MKRS-së do të vazhdojë ta përkrahë zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të bibliotekave në përgjithësi, ashtu siç edhe ka përkrahur shumë projekte për Bibliotekën, për librin e për kulturën në përgjithësi.
Kushtet infrastrukturore aktuale të Bibliotekës Kombëtare kërkojnë vëmendje të shtuar për të siguruar mbarëvajtjen e duhur të veprimtarisë së bibliotekës si dhe konservimin e materialit që grumbullohet, investimet që ne bëjmë dhe mbështesim për bibliotekën, gjithmonë shpaguhen me rolin që ato luajnë për edukimin dhe të ardhmen e vendit tonë.
Në kontekstin e sotëm, themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në vitin 1944, mund të perceptohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare të Kosovës. KG