Gashi premton edhe me tutje mbështetje për ndërmarrësit e rinj
Në Prizren është hapur edicioni i pestë i takimit ndërkombëtar të biznesmenëve, i organizuar nga Forumi i Biznesit në këtë qytet.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka vizituar këtë bizneset në këtë takim, duke thënë se do të vazhdojë mbështetjen për ndërmarrësit e rinj.
“Si ministri gjatë këtij viti kemi mbështetur shumë projekte për ndërmarrës të rinj, me qëllim që të përgatisim të rinjtë tonë për tregun e punës. Fondi rinor i themeluar në kuadër të MKRS-së, do të jetë një program i cili do të mbështet të rinjtë që kanë ide kreative”, ka thënë Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. /FaktePlus