Gashi për vizitën e Ramës në Kosovë: Dëshiron të paraqitet prijës i të gjithë shqiptarëve
Avokati i njohur Tomë Gashi ka komentuar vizitën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtinë, dhe takimet të cilat ai pati me liderët kosovarë.
Gashi madje u shpreh se prezenca e Ramës në Kosovë qe në konatacion pozitiv, meqë ai ka intencë paraqitjen si prijës i shqiptarëve.
”Edi Rama njihet për energjinë e tij të posaçme të dhënies së deklaratave bombastike”.
”Ai e pati një deklaratë të zjarrtë në mbrojtje të UÇK-së, në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së”.
”Por ai fjalim aq i zjarrtë dhe aq kombëtar do të ishte shumë më mirë që ta kishte thënë para pesë vjetësh dhe ndoshta që t’i bind deputetët të mos e votojnë Gjykatën Speciale”.
”Prezenca e Ramës ka qenë në konatacion pozitiv dhe duket që dëshira e tij për ta luajtur rolin e atij ‘të paraqitet si prijës i shqiptarëve’ – intenca e tij është ajo”, tha Gashi në Klan Kosova.
”Në Kosovë ka pasur dëshirë të shfajësohet jashtëzakonisht shumë për shkak të emërtimit të tij që marrë si ‘’vëlla i Vuçiqit’’ dhe ai disa herë e ka thënë për vetveten në aludime ironike por ka pasur një ndjenjë të hithët në Kosovë për shkak të ngrohtësisë që ka pasur me Vuçiqin”.
Ndërsa sa i përket raportimeve se ka tërhequr padinë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Tomë Gashi tha se ai një gjë të tillë është dashur ta bënte më herët.
”Paralajmërimi që është definitiv, tërheqja e padisë ndaj Ramush Haradinajt, është dashtë të bëhej menjëherë për fjaltë e mira që dha ndaj tij në Parlamentin e Shqipërisë”.
”Ai deshi ta thotë atë që nuk ka arritur. Aludoi që do të ishte mirë një takim në shtëpinë e Ramush Haradinjt. Haradinaj ka pasur të drejtë që i është hidhëruar Ramës”.