Gashi: PDK nuk ka ndryshuar për dialogun, aty ku është SHBA e BE është edhe PDK
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi thotë se LDK ka ndryshuar qëndrim për dialogun.
Gashi ka thënë se ftesa e Kryeministrit në drejtim të PDK-së është tepër qesharake dhe joserioze.
“Është ftesë qesharake dhe tepër joserioze me qëllim të vetëm dështimin e një koordinimi paraprak. Këto takime janë bërë përmes rrjeteve sociale dhe nëpërmes konferencave të ndryshme për shtyp. Kësisoj ne kemi refuzuar një ftesë që ka ardhur përmes konferencave për media dhe rrjeteve sociale”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i PDK-së thotë në TV Dukagjini se po të ishte Hoti i interesuar për takime të tilla do të ishte koordinuar paraprakisht me këtë parti.
Gashi thotë se PDK nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut dhe se në ato takime ku janë SHBA e BE do të jete edhe Partia Demokratike e Kosovës.
“PDK nuk ka ndryshuar për dialogun. Aty ku është SHBA e BE do të jetë edhe PDK. Sa i përket dialogut ka ndryshuar LDK-ja e veçmas Avdullah Hoti pasi ai sa ka qenë në opozitë ka kundërshtuar dialogun dhe platformën tonë për unifikim të skenës politike në dialog”.
Deputeti i PDK-së thotë se dialogu është i rëndësishëm edhe për këtë parti pasi është një çështje që duhet mbyllur