Gashi: Pa Vetëvendosjen dhe Listën Serbe, miratuam Rezolutën mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së
Pas disa diskutimeve, në Kuvendin e Kosovës u miratua rezoluta që mbron luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës. Rezolutë kjo e propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi.
Mirëpo këto rezolutë e votuan 61 deputetë, ndërkaq nuk e votuan deputetë e Vetëvendosjes dhe të Listës Serbe.
E Kujtim Gashi nga PDK iu është gëzuar miratimit të kësaj rezolute derisa theksin në postimin e tij e vë me atë se ajo u miratua pa votën e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.
Postimi i plotë:
Pa Vetëvendosjen dhe Listën Serbe, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, miratuam Rezolutën për unitetin politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës.
Janë qindra djemë e vajza të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët me heroizmin e tyre, çliruan Kosovën nga pushtuesi serb. Kurse janë shumë deputetë të cilët me votën e tyre, sot, përmes Rezolutës denuan krimet të bëra nga politika dhe makineria gjakatare serbe në territorin e Kosovës. KG
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës