Gashi: Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Prishtinë ka shkuar në 86
18 raste të reja janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se në këtë komunë është duke u zvogëluar numri i të infektuarve ku rrjedhimisht edhe raste të kontaktit do të ketë më pak.
Gashi thotë në Dukagjini se gjatë ditës së djeshme në Komunën e Prishtinës janë shëruar edhe 12 pacientë të tjerë ku numri total i të shëruarve ka shkuar në 86.
Numri i rasteve të përgjithshme me coronavirus në Prishtinë ka shkuar në 410.