Gashi: Nëse s’do Kurti, Presidenti ta mandatojë dikë tjetër për formimin e Qeverisë
Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka deklaruar se lideri i LVV’së, Albin Kurti duhet të bëjë propozimin e mandatarit te presidenti. Pas mbledhjes së Kryesisë, Gashi ka deklaruar se nëse Kurti nuk e dorëzon emrin, atëherë presidenti duhet që të mandatojë dikë tjetër.
“Forma e parë është që të kemi qeveri të re, partia e cila e ka marrë obligimin nga presidenti të marrë përsipër formimin e qeverisë, nëse nuk e merr përsipër atëherë presidenti duhet të detyrohet t’i respektoj obligimet e veta kushtetuese që janë garantimi i funksionimit instuciional dhe demokratik. Nëse ajo kjo nuk ndodhë janë zgjedhjet, jemi në një situatë që kuvendi nuk mundet me marrë vendim për këto ligje, problemi shtesë që ka ligji për ndarjen buxhetore është sepse sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese këtë iniciativë mund ta marrë vetëm qeveria sepse është në të drejtat themelore të qeverisë”, ka deklaruar ai.
Gashi thotë se vendi është në bllokadë politike.
“Ne jemi në bllokadë politike, bllokada politike që mund të ketë zgjidhje politike. Kuvendi me dy të tretat mundet me ndryshu rregulloret po nuk kemi konsensus për me u arritë kjo shumicë. Unë apeloj që kryeministri në detyrë ti kryej detyrat e veta dhe të mos bëj shkelje kushtetuese, të marr përsipër formimin e institucioneve, nëse jo të refuzojë. Nëse as kjo nuk ndodhë i bëj thirrje presidentit që ti zbatoj obligimet kushtetuese, dhe t’i jap përgjegjësi dhe detyrë dikujt tjetër”, ka deklaruar ai.