Gashi-Kurtit: Hiqe taksën, do ta kesh përkrahjen tonë
Gashi ka thënë se tanimë në Kosovë nuk është koha për beteja të brendshme politike.
Ai ka thënë se kryeministri dhe presidenti duhet të dakordohen mes vete, dhe në këtë formë taksa të hiqet në bazë të kërkesave të SHBA-ve.
“Kjo nuk është koha për beteja të brendshme politike. Presidenti dhe kryeministri duhet të takohet, ashtu siç duhet të dakordohet edhe qeveria me opozitën. Nëse i gjithë spektri politik nuk është pjesëmarrës në zgjedhjen përfundimtare, ajo nuk do të jetë e tillë sepse do të ngjallë tensione”, tha Gashi.
Gashi tutje tha se roli i SHBA-ve në të gjitha proceset ku është e përfshirë Kosova është kyç, dhe se Amerika e ka ndihmuar Kosovën në tërë periudhat e shtetësisë së saj.
Ai tha se qeveria duhet ta heq taksën, dhe në këtë kontekst kryeministri e ka përkrahjen e LDK-së për këtë vendim.
“Roli i SHBA-ve është kyq. SHBA ka çliruar Kosovën, pra ka ndihmuar Kosovën në luftën për pavarësi, dhe tani ajo duhet të jetë e përfshirë në zgjedhjen përfundimtare. Si Kosova edhe Serbia e kanë synin anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ne si qeveri e Republikës së Kosovës duhet të heqim tarifën për ti dhënë shans dialogut të udhëhequr nga SHBA-të. Populli ka nevojë për zgjidhje. Zoti Kurti hiqe tarifën, ne do të jemi në mbështetje të plotë në heqjen e saj pa kushte”, ka thënë ai./FaktePlus