Gashi: Kosova dhe SHBA-të kanë miqësi të shenjtë e të përjetshme
Kryetari Xhafer Gashi po zhvillon vizita të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillon vizita të ndryshme, ndër më të veçantat vizita në Garden Nacionale të Iowa Muzeun, darka në familjen e Gjeneralit Timothy Orr si dhe në floten ushtarake Ajrore Sioux City.
Kryetari Gashi ka vlerësuar lartë mikëpritjen vëllazerore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkatesisht në shtetin e Iowa-s duke theksuar se: “Kosova dhe SHBA-të kanë miqësi të shenjtë dhe të përjetshme🇽🇰🇺🇸🤝
Së bashku në kohë të vështira, së bashku në kohën e paqes!
Zoti bekoftë Kosovën dhe miqësinë e saj me Amerikën!“
Kjo vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po realizohet nën organizimin të AZHR-së dhe Odës Ekonomike Amerikane.
Postimi i tij i plotë në FB:
“Gjatë qëndrimit timë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me kolegët, kryetar komunash,përfaqesuesit nga AZHR dhe Oda Ekonomike Amerikane si dhe me stafin e mrekullueshëm të Konsullatës së Kosovës në Iowa të SHBA-së, po zhvillojmë vizita në komuna të ndryshme të shtetit të Iowa-s si dhe takime me oden ekonomike të Iowa-s.
Kosova dhe SHBA-të kanë miqësi të shenjtë dhe të përjetshme🇽🇰🇺🇸🤝kudo mikëpritje vëllazerore, nder vizitat më të veçanta për mua ishte vizita në Garden Nacionale të Iowa Muzeun, darka në familjen e Gjeneralit Timothy Orr si dhe në floten ushtarake Ajrore Sioux City.
Së bashku në kohë të vështira, së bashku në kohën e paqes!
Zoti bekoftë Kosovën dhe miqësinë e saj me Amerikën!
#GodBlessKosova
#GodBlessUSA