Gashi: Kosova çdo ditë e më shumë po mbron autorin
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi mori pjesë në Konferencën Rajonale “E drejta e Autorit në Kohën Digjitale” e cila u organizua nga Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.
Me këtë rast ai foli rreth rëndësisë së krijimtarisë kulturore, inovacionit dhe zhvillimit të së drejtës së autorit në vendin tonë.
“Sot organizuam Konferencaën Rajonale “E drejta e Autorit në Kohën Digjitale”. Kreativiteti dhe inovacioni janë baza e krijimtarisë kulturore dhe ekonomike e një shoqërie, edhe në kohën digjitale veprat e autorit krijohen me shumë mund dhe investim, ndërsa teknologjia e ka bërë të mundur që kopjet digjitale të veprave të bëhen shpejtë dhe me shumë pak shpenzime e mund, ne, vendi ynë duhet të siguroj që krijuesit, inovatorët dhe investitorët mbrohen dhe kompensohen edhe në kohën digjitale”, ka treguar Gashi.
“Ne jemi duke ecur përpara dhe sigurt për të krijuar një ambient ku të drejtat e autorit zbatohen, dhe autorët e krijuesit gëzojnë mbrojtje dhe përftime ekonomike nga veprat e tyre, Kosova çdo ditë e më shumë po mbron autorin. KG”.