Gashi i PDK-së: Partitë tjera nuk mund të luftojnë korrupsionin
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Kujtim Gashi, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.
Gashi ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në vendin tonë. Është tanimë e ditur se të gjitha partitë po aludojnë se do të mposhtin korrupsionin dhe nepotizmin që ka ngulfatur institucionet. Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, thotë se asnjë parti nuk mund t’i i luftojë dhe për këtë ka një fakt interesant.
“Partitë tjera po flasin shumë për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit, por ato nuk janë të gatshme të marrin veprime”, ka thënë Gashi.
“E dëshmuan këtë me mosnënshkrimin e Paktit antikorrupsion që nuk janë të gatshëm për veprime”
Tutje Gashi ka hedhur akuza edhe ndaj LDK’së, duke thënë se në listën e tyre ka persona që kanë akuza