Gashi falënderon qytetarët për bashkëpunimin në parandalimin e virusit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me pamje nga qyteti i Obiliqit, ka falenderuar qytetarët për respektimin e vendimeve dhe rekomandimeve të MSH-së, duke ju bërë thirrje që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe duke ju kërkuar që edhe në intervalet e lejuara kohore të dalin nga shtëpitë vetëm për qëllime të arsyeshme.
Postimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Bashkëqytetarë të nderuar,
Kjo pamje e qetë dhe stabile e qytetit të Obiliqit, është tregues i vetëdijes së lartë qytetare nga ana e juaj, e kuptoj se situata në të cilën ndodhemi është e panjohur më parë, por ju siguroj se të gjithë antarët e shtabit emergjent,po bëjmë përpjekje maksimale në menaxhimin dhe parandalimin e këtij armiku të padukshëm.
Duke ju uruar fundjavë të mbarë, shprehi mirënjohjen dhe falenderimin tim për të gjithë qytetarët e Obiliqit, të cilët po respektojnë kufi zimin e lëvizjes sipas vendimeve dhe udhëzimeve të MSH-së.
Ju bëjë thirrje të sinqertë që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi duke ju kërkuar që edhe në intervalet e lejuara kohore të dilni nga shtëpitë vetëm për qëllime të arsyeshme.
Ne jemi në shërbimin tuaj 24 orë, stafi Policordhe stafi i QKMF-së në detyrë, u jemi mirënjohës për përkushtimin e tyre, ju mund të lehtësoni punën e tyre duke qëndruar në shtëpi.
Është kaq e thjeshtë, por shpëton jetë!.