Gashi e Jashari inspektojnë punimet në Palestrën e Sportit në Skenderaj
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashkë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë inspektuar punimet në Palestrën e Sportit që ka filluar të ndërtohet tash e disa vjet.
Kryetari Jashari me këtë rast ka thënë se kompania do të punojë me kapacitetet e saj në mënyrë që të kryhet ky projekt sa më shpejt.
“Me ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetin Bekim Haxhiu, drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti dhe profesionistët e fushës, gjatë inspektimit të sotëm të punimeve të Palestrës sportive të qytetit tonë. Kompania e kontraktuar do të punojë me kapacitetet e saj, në mënyrë që ky projekt të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u vënë më pas në shërbim të klubeve tona sportive dhe të rinjve”, ka thënë Jashari. /FaktePlus