Gashi: E ardhmja e sigurt garantohet me Limajn në Qeveri
Kandidatja për deputetë nga radhët Nismes, e propozuar nga dega e kësaj partie në Drenas, Hajrije Gashi, me anë të një statusi në profilin e saj në facebook, është shprehur se koncepti i partisë ku ajo garon , është një ndër konceptët më reale.
Gashi ndër të tjera ka thënë se ky subjekt politik do të dalë fitues me konceptin e saj politik. Ajo ndër të tjera ka shkruar se reformat qeverisëse rrjedhin nga i nominuari i kësaj partie për kryeministër, Fatmir Limaj.
Publikimi i plotë i kandidatës për deputetë, Hajrije Gashi:
Koncepti socialdemokrat që promovon NISMA është koncepti me unik në Kosovë në të cilën tanimë ka bërë identitetin e saj. Kjo tregon së ne përveç që po rritemi si subjekt kemi krijuar edhe një garancë të sigurt të socialdemokracisë në shërbim të qytetareve tonë. Puna jonë në dikasteret qeveritare që ka udhëheqë Nisma kanë treguar suksese dhe perspektivë. Reformat e bërë dhe garancia qeverisëse i jep epitetin e Liderit të pathyeshëm edhe Kandidatit tonë për Kryeministër z.Fatmir Limaj së është personi me i duhur për vendin dhe qeverisjen e vendit.
Ne duhet të jemi më shumë së kurrë të bashkuar në shërbim të një të ardhme të sigurt në të cilën vetëm z.Limaj dhe qeverisja e tij na garanton. Mos harroni ka 63 arsye në të cilën z.Limaj duhet të udhëheqë me shtetin, ka 63 arsye që qeverisja nga Nisma garanton perspektivë, integritet, perspektive e zhvillim. Ka 63 arsye në të cilën ne duhet të fitojmë dhe do fitojmë.