Gashi dhe Shatri-Berisha intervistohen nga Komisioni për Telekom
Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen e krijuar në PTK dhe Vala sot do të mbajnë mbledhje e radhës, me ç’rast do të intervistohen dy zyrtarë të tjerë.
Komisioni Hetimor Parlamentar sot ka planifikuar të intervistojë dy zyrtarë të tjerë. Fillimisht është paraparë intervistimi i kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi.
Ndërsa më pas edhe intervistimi i Besa Shatri-Berisha, kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës.
Sipas një njoftimi dërguar mediave, mbledhja e Komisionit për Telekom do të mbahet prej orës 10:00.
Rendi i ditës:
- Miratimi i Rendit të Ditës,
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 25.07.2019,
- Intervistimi i z. Kreshnik Gashi – Kryesues i Bordit të Drejtorëve në ARKEP,
- Intervistimi i znj. Besa Shatri-Berisha – Kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës sh.a,
- Të ndryshme.