Gashi: Asnjëherë nuk është kaluar 30% i pjesëmarrjes së grave në listat zgjedhore
Në Klan Kosova, ai ka thënë se e drejta përfaqësimit të grave shkelet në çdo fushë sepse sipas tij, jetojmë në një shtet patriarkal.
“Përfaqësimi i grave në zona rurale, 99 për qind në pozita vendimmarrës janë burra”.
“Një problem tjetër shqetësues është problemi që shumë vajza dhe gra investojnë shumë në një edukim cilësor, por në momentin që fillojnë të krijojnë një lidhje shkëputën prej jetës reale”.
“Përfaqësimi i grave në listat zgjedhore prej vitit 2002, nuk besoj që e ka kaluar as 30 përqindëshin – sillet numri rreth 27-28-29 për qind”.
“Shkelet në çdo fushë për arsye se ne jetojmë në një shtet ende patriarkal ku ende kemi burra që diskutojnë për çdo sferë të jetës”.