Garonin me vetura në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gjobiten dy vozitës
Dy vozitës janë gjobitur mbrëmjen e së mërkurës nga njësiti i trafikut rajonal pasi po garonin me vetura duke shkaktuar rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes “Kosovo Police”, bëhet e ditur organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
“Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nga njësiti i trafikut rajonal janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura duke shkaktuar kështu rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik.
Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, thuhet në postim.