Gara e nxehtë, numër i madh i votuesve me mëngjes në Podujevë
Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, ku sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave janë hapur të gjitha qendrat e votimit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit në të dy këto komuna janë hapur me kohë.
“Komuna e Podujevës ka 87, 381 votues të regjistruar, kurse numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut janë 23 mijë e 313 votues, të cilët do të mund të votojnë në shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime”, ka thënë Elezi.
Ndryshe, zgjedhjet në këtë dy komune janë duke u zhvilluar pasi ish-kryetarët e saj dhanë dorëheqje për të zënë pozita shtetërore.